FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Bushati tregon nëse PS do të kandidojë e vetme në zgjedhje

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me senatorë dhe zyrtarë atje.

Gjatë një interviste për ‘Zërin e Amerikës’ Bushati u pyet për rolin e administratës se re në SHBA si dhe për aktualitetin politik në Shqipëri. Ministri Bushati tha se SHBA vijon të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe për zbatimin e reformës në drejtësi.

“Administrata e re në SHBA është ende ne procesin e tranzicionit dhe nuk është momenti për të bërë një krahasim. Por unë mendoj se administrata do ketë një rol të rëndësishëm në luftën ndaj terrorizmit dhe sa i përket shpenzimeve të vendeve të NATOS-s në fushën e mbrojtjes”- ka thënë Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Ditmir Bushati është pyetur edhe për faktin se përse PS ka nënshkruar marrëveshje në SHBA për lobizëm në prag të zgjedhjeve si dhe për skadimin e afatit të dorëzimit të koalicioneve dhe nëse PS-LSI do kandidojnë të vetëm në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është një praktikë që e ndjekin edhe vende të tjera. Dihet se Washingtoni është vendi që ka më shumë ndikim në botë. Në një të ardhme ne synojmë të kemi zhvillime dhe kontakte me të larta. Sa i përket skadimit të afatit për dorëzimin e koalicioneve dhe nëse do kandidojmë të vetëm, kjo do trajtohet në përputhje me ligjin. Por akti i djeshëm për shtyrjen e afatit ishte një akt vullnetmirë mirë për t’i dhënë mundësi PD-së që të marrë pjesë në zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?