FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja: Investimi në aftësitë profesionale, çelësi i një ekonomie të fortë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte sot në Kombinat. Ai vizitoi kompaninë Shaga Group, një nga bizneset pionere që solli frymën italiane të arredimit dhe dizajnit që në vitin 1994.

Gonxhja thotë se kjo kompani ka sjellë cilësi dhe inovacion në treg si dhe ka luajtur një rol kyç në rritjen e vlerës së arsimit profesional.

“Me një ekip prej 100 profesionistësh dhe investime të vazhdueshme në teknologji, Shaga Group jo vetëm që ka sjellë cilësi dhe inovacion në treg, por ka luajtur një rol kyç në rritjen e vlerës së arsimit profesional duke dëshmuar se investimi në aftësitë profesionale është çelësi i një ekonomie të fortë dhe një tregu më cilësor”, theksoi Gonxhaj në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?