FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja thirrje qytetarëve: 5700 vende pune në Portalin Kombëtar të Punësimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja informon se në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 700 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri. Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al. Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?