Ministri Hasani merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të takimit do jetë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrat do të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?