Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Hasani në Vatikan: Dialogu dhe vëllazëria fetare thelbësore për sigurimin e paqes, Shqipëria shembulli i përkryer

Politikë E hënë, 25 Mars 2024 17:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në vigjilje të Javës së Shenjtë të Pashkëve Katolike, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani nisi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u takua me Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.

Ministri Hasani theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, pasi ato janë shpirtërore dhe frymëzim për shqiptarët. Dy ministrat diskutuan edhe për zhvillimet në rajon, duke u ndalur posaçërisht në nevojën e normalizimit të dialogut dhe stabilitetit, në funksion të integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Hasani mori pjesë në konferencën “Dialogu dhe Vëllazëria Fetare për Paqe”, organizuar nga Universiteti Gregorian Papal në bashkëpunim me ambasadën e RSH në Vatikan. Ai u shpreh se në një botë të karakterizuar nga konflikte, përvoja e Shqipërisë tregon se dialogu dhe vëllazëria fetare janë elementët thelbësorë për të garantuar paqen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Shqipëria është një dëshmi e gjallë e fuqisë transformuese të këtyre elementeve, ofron një shembull unik në këtë kontekst. Nëpërmjet përpjekjeve të tyre të përbashkëta, shqiptarët kanë treguar se uniteti në diversitet është jo vetëm i arritshëm, por thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më paqësore dhe harmonike”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas kryediplomatit Hasani, Shqipëria ka luajtur gjithashtu një rol konstruktiv në kontekstin ndërkombëtar, duke promovuar dialogun ndërfetar dhe paqen në nivel rajonal dhe global. “Angazhimi i Shqipërisë ndaj dialogut dhe vëllazërisë fetare ofron shpresë për një të ardhme paqësore, të karakterizuar nga bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe respekti reciprok. Qasja e saj gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese mund të jetë një model frymëzues për shoqëritë e tjera që përballen me sfida të ngjashme, duke theksuar potencialin transformues të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërfetar në promovimin e paqes dhe stabilitetit”, nënvizoi ai.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Vizita e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në Vatikan vjen në10-vjetorin e vizitës apostolike të Papës Françesku në Shqipëri dhe në 5-vjetorin e Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor dhe Bashkëjetesën ndërmjet njerëzve.

Etiketat e lidhura

Igli Hasani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 46 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 47 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.