Ministri Hasani telefonon një prej shqiptarëve që u aksidentua në Itali. 16 të pla**surit janë jashtë rrezikut për jetën

16 personat të cilët u aksidentuan në Katania të Italisë janë jashtë rrezikut për jetën. Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani telefonoi një prej qytetarëve shqiptarë që ndodhej në minibus. Siç bën të ditur zyra për shtyp e ministrit, ai i siguroi për vëmendjen maksimale të autoriteteve shqiptare, sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.

“Pak minuta më parë Ministri Hasani ka telefonuar një prej qytetarëve shqiptarë që udhëtonin në furgonin e aksidentuar në Siçili, e të cilën ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ministri është interesuar për shëndetin e tyre duke iu siguruar interesimin dhe vëmendje maksimale të autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me ato italiane për gjendjen e tyre”, thuhet në reagim.

16 turistët shqiptarë po udhëtonin me minibus kur për shkak të një defekti në sistemin e frenave, dyshohet se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me murin e një ndërtese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, Ministria e Jashtme, me anë të një deklaratë për mediat konfirmoi se 16 të plagosurit ishin jashtë rrezikut për jetën. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhej në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?