Ministri Hoxha në Shkozë: Në mandatin e katërt rritim programet e përkujdesit social

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i cili është po ashtu edhe drejtues politik i PS-së në Njësinë 1 në Tiranë, këtë të hënë është takuar me familje që jetojnë tek banesat sociale në Shkozë. Teksa ka postuar fotot e takimit, Hoxha thekson se falë mbështetjes së tyre, në mandatin e katërt do të rriten programet e përkujdesit social. ”Dhjetëra familje jetojnë tek banesat sociale në Shkozë, Njësia1. Mes tyre vizituam familjen e Fadil Skurës. Vëmendja e Partisë Socialiste për familjet që kanë më shumë nevojë nuk do të mungojë asnjëherë. Falë mbështetjes së tyre, në mandatin e katërt rritim programet e përkujdesit social”,-shkruan Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?