Ministri Hoxha pret zv.drejtorin e ICITAP: Shqipëria dhe SHBA, partneritet strategjik në fushën e sigurisë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim zëvendësdrejtorin e ICITAP, Stephen Fields dhe atasheun e ICITAP në Shqipëri, Richard Deasy.

Në takim u theksua se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe strategjik në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Programi ICITAP ka qenë një mbështetje e pakursyer në forcimin e institucioneve tona të rendit dhe trajnimin profesional të punonjësve të Policisë.

Ky bashkëpunim është dëshmi e miqësisë mes dy vendeve dhe e angazhimit të përbashkët, nënvizoi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim u bashkënda besimi se ky bashkëpunim ka ende hapësira dhe mundësi zgjerimi. Hoxha u shpreh falënderues për investimet dhe trajnimet, që Policia e Shtetit përfiton prej vitesh. ”Partneriteti ynë i ka bërë dy vendet tona më të sigurta”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?