Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zhvillon një vizitë zyrtare në Francë
Manjani: “Shqipëria ka nevojë të ketë pranë partner si Franca, pasi anëtaresimi ne BE do të jetë një proces sfidues”.
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani po zhvillon një vizitë zyrtare në Francë, me ftesë të homologut të tij z.Jean-Jacques Urvoas, i cili tha se i ndjek prej kohësh dhe me mjaft interes zhvillimet në sistemin e drejtësisë, veçanërisht ato që kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me reformën në drejtësi. Ata biseduan edhe per rëndësinë e ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve”, për të cilin Ministri Urvoas shprehu interes për të mësuar më shumë detaje. Duke u ndalur më konkretisht mbi zhvillimet reformuese të sistemit të drejtësisë, Ministri Manjani i tha homologut te tij se tashmë ky proces nuk ka më kthim pas. Gjithashtu Ministri Manjani shprehu besimin qe Komisioni Europian do të jape një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave dhe se Shqipëria ka nevojë të ketë pranë partner si Franca, pasi anëtarsimi do të jetë një proces sfidues.
Një tjetër çështje që u diskutua në takim ishte edhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Gjithashtu Ministri Manjani gjatë këtij takimi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm për projekte konkrete sikurse ishte ai i përmbarimit. Ministri Manjani u takua edhe me kryetarin e Dhomës së Përmbarimit. Ne takim u diskutua lidhur me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e sistemit të përmbarimit në Shqipëri, për të cilën Ministri Manjani shprehu gadishmërinë për ta formalizuar sa më parë. Zoti Manjani vlerësoi nevojën e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral edhe në projekte të tjera si shërbimi i noterisë. Axhenda zyrtare e takimeve do të vazhdoje me pritjen e delegacionit shqiptar nga Kryeprokurori Francez, z. Jean –Claude Marin.
KOHA JONË SONDAZH

