FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i jashtëm gjerman viziton Tiranën: Ta mbajmë hapur portën e BE

Në përpjekje për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, e shkaktuar nga protesta dymujore e opozitës së djathtë, që këmbëngul për krijimin e një qeverie teknike, të hënën mbërrijnë në Tiranë ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Holandës, Sigmar Gabriel dhe Bert Koenders.

Dy kryediplomatët do të takohen me zyrtarët më të lartë të vendit në tentative për të ulur palët në dialog dhe për zgjidhjen e situates, që zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit të jenë brenda standardeve.

Para vizitës ne Tiranës, ministri gjerman Gabriel, vizitoi Beogradin dhe Prishtinën. Në një prononcim për Deutsche Welle nga Prishtina ai shprehu mbështetjen e Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugen e tyre drejt BE-se. “Nuk është vetëm pozicioni ynë gjerman, por është një qendrim i mbarë BE-së, që e ka të qartë, se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga reformimi i këtyre vendeve dhe që ato të kenë një perspektivë për t’u bërë anëtarë të BE-së. Vetëm kjo perspektivë bën që emocionet e vjetra të vështira nacionale, që kanë çuar deri tek dhuna, të mbahen nën kontroll dhe që të ketë procese paqeje dhe zhvillimi. Ndaj ne duhet ta mbajmë të hapur portën për në BE. E këtë e kanë të qartë edhe europianë të tjerë, sepse në rast të kundërt këtu sërish mund të kemi një vatër zjarri në kufi të Europës”, u shpreh ministri Gabriel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?