Ministri i Jashtëm takon ambasadoren e Izraelit në Tiranë: Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar këtë të hënë një takim me ambasadoren e Izraelit, Galit Peleg.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë ministri, përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.

“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkruan ministri Hasani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u evakuuan 40 studentë shqiptarë nga Tel Avivi, ndërkohë Ministria e Jashtme njoftoi se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?