Ministri i Jashtëm turk mbërrin në Tiranë, pritet nga Cakaj

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Rreth orës 08:30 ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka pritur në zyrë ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Sipas mediave turke, Çavusoglu ka thënë se do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë dhe mundësitë e bashkëpunimit. Në këtë takim gjithashtu pritet të diskutohen edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Mediat turke kanë përmendur faktin që shteti turk i ka qëndruar pranë Shqipërisë gjatë momenteve të vështira siç ishte rasti goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit. Për sa i përket takimeve në vazhdim të ditës së sotme të Ministrit të Jashtëm turk do të zhvillojë takim me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi në orën 11.00.

SHKARKO APP