Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, vazhdon turin e “Dialogut Vendor”

Ministri Mazniku ka disa ditë që shkon në çdo bashki për tu njohur nga afër me punët, problemet dhe projektet e tyre.

Sot Mazniku ishte në Këlcyrë. Pas takimit ministri i Pushtetit Vendor shkruan në postimin e tij në facebook: “Në Këlcyrën e bukur me Mirela Kumbaro Furxhi e Klement Ndoni vijuam dialogun vendor për të përshpejtuar së bashku zhvillimet pozitive në këtë zonë duke forcuar vëmendjen tek zhvillimi rural, agropërpunimi dhe nxitja e agroturizmave për më shumë mirëqenie e rritje të ekonomisë lokale”.

Arbjan Mazniku në takimet e tij shoqerohet, sipas prefekturave, edhe nga ministrat përkatës të cilët janë drejtuesit politik të PS për bashkitë e sejcilës prefekturë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?