Ministri italian, thirrje Komisionit Europian: Blini vaksina për Ballkanin

Il ministro degli Esteri Luigi Di Maio durante la conferenza sulla promozione del Made in Italy, Ministero degli Affari Esteri, Roma, 3 marzo 2020. ANSA/RICCARDO ANTIMIANI

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka kërkuar nga Komisioni Europian që të blejë vaksina dhe për vendet e Ballkanit Perendimor. ”Ashtu siç po i kërkojmë Komisionit Europian përshpejtimin e blerjes së vaksinave në favor të qytetarëve italianë, tani e konsideroj të rëndësishme dhe urgjente që
Komisioni, përveç iniciativave të planifikuara tashmë, të marrë përsipër një iniciativë kushtuar posaçërisht blerjes së drejtpërdrejtë dhe sa më shpejt të jetë e mundur të dozave të vaksinave për Ballkanin Perëndimor, i vënë në provë të vështirë nga kjo pandemi”, theksoi Di Maio gjatë fjalës përshëndetëse drejtuar kontigjentit italian në Kosovë.

“Siç e shpjegoi edhe komisionerit Varhelyi, një iniciativë e tillë do të lejonte, e para, një mbulim adekuat dhe në kohë të vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Europës e veçanërisht të Italisë, në dritën e kontakteve intensive midis komuniteteve dhe vendeve tona”, shtoi ai.

”Dhe e dyta do t’u jepte partnerëve tanë në Ballkan një sinjal të rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret, në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën e tyre europiane”, shtoi Di Maio.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E treta, për të parandaluar që një boshllëk i iniciativës europiane të plotësohej nga aktorë të tjerë konkurrues”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?