Ministri Ivica Daçiq sot e nesër në Tiranë
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sot dhe nesër do të marrë pjesë në mbledhjen rajonale vjetore të Këshillit rajonal për bashkëpunim dhe në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore, ka paralajmëruar Ministria e jashtme e Serbisë. Pritet që në takimin e Procesit të bashkëpunimit rajonal do të diskutohet për zhvillimet aktuale dhe për promovimin e bashkëpunimit fqinjësor. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore do të bëhet ndërrimi i shtetit kryesues: rolin e Shqipërisë tani e merr Bullgaria.