Ministri Klosi letër AMA-s: Media shkeli privatësinë për rastin e motrave Kajtazi
“Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi i ka dërguar një shkresë zyratre Autoritetit Audio Viziv me shqetësimin se mediat nuk respektojnë privatësinë e të miturëve. Referuar rastit të motrave Kajtazi, ministri Klosi tha se mediat publikuan imazhe, video e foto duke cënuar dinjintein të drejtat dhe privatësinë e tyre.
Publikimi në media i imazheve dhe të dhënave personale ku protagonistë janë të mitur është një nga fenomentet më të përhpura në vend.
Një nga rastet e fundit ishte ai i motrave Kajtazi të cilat u shfaqën me median e shkruar e atë vizive me foto e video.
Nisur nga këto publikime të të dhënave të vajzave tw mitura, Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi i ka dërguar një shkresë kreut të Autoritetit Audio-Viziv Gentian Sala.
Ministri Klosi me shqetësimi thotë se në media nuk është respektuar ruajataj e privatësisë së të miturave.
Duke cituar kushtetutën dhe konvetën e OKB për të drejtat e fëmijëve, ministri Klosi shkruan se miturit gëzojnë mbrojtje të veçantë nga shteti dhe se interesi për ta qëndron mbi çdo interes tjetër pa cënuar moralin, dinjitetin dhe se kjo duhet të ishte respektuar në mediat vizive dhe ato në shkruara.
Ministri Klosi nënvizon se kuadri ligjor i këtyre transmetimeve për fëmijët është i qartë ku mediat kanë detyrimin të ndalojnë së transmetuari programet që dëmotojnë zhvillimin fizik, mendor, moral të të miturëve dhe të respektojnë privatësinë e tyre.