Ministri Klosi:Falenderoj Opoziten për rastin e Beratit

 

 

I ftuar në Ora News ministri Mirëqenies Sociale Blendi Klosi iu referua disa cështjeve sensitive të ngritura si shqetësim nga opozita për përfshirje nësistemin arsimor të njerëzve me precedente. PD denoncoi drejtorin e një shkolle profesinale ne Berat.Blendi Klosi: Ishte një pakt që mund të thuhet se është për tu përgëzuar opozita që e evidentoi atë. Ne kishim bërë një konkurs për emërimin e drejtorit, një konkurs publik dhe drejtori i paraqitur përfaqësonte dhe plotësonte cdo kriter të emërimit, por nga evidentimi i dosjes së tij të mëparshme u vërtetua që ka pasur një problem me drejtësinë.Zyrtari i lartë i Ministrisë së Mirëqenies Sociale i kushtoi rëndesi arsimit profesional i cili kete vit ka shenuar nje fluks te lare regjistrimesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blendi Klosi: Është një arsim i kushtueshëm, është një arsim për një grup të caktuar shoqëror, por është një arsim shumë i nevojshëm sidomos në kushtet eShqipërisë. Nëse flasim për arsim të mesëm profesional është një nga shtyllat e zhvillimit të një vëndi. E them këtë me bindje sepse arsimi i mesëm profesional përgatit kuadro të kualifikuar të cilat shërbejnë për zhvillimin evendit.Ndryshe nga dy vitet e shkuara Ministri Klosi tha se kërkesat për arsimin profesional janë rritur për kualifikimin në sektorin bujqësor dhe teknologjinë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?