FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Manja mbërrin në burgun e Peqinit, Drejtoria: Situata është nën kontroll

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbërritur këtë pasdite në burgun e Peqinit pas vrasjes të të dënuarit Arben Lleshi. Së bashku me ministrin Manja, në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm ka qëlluar më armë zjarri pistoletë të dënuarin Arben Lleshi, i cili ka ndërruar jetë, ndërsa ka mbetur i plagosur Indrit Shaqja.

Në vendngjarje janë edhe Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Forcat RENEA. Situata është tërësisht nën kontroll, autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria e Elbasanit!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?