Ministri Manjani: “Apartamentet me kontratë nuk do konfiskohen më”
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një dalje para mediave paraditen e së premtes, bëri me dije se ka nxjerrë një udhëzim në bazë të të cilit “pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi, apartamentet e të cilëve janë kaluar te qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, por që ende nuk janë regjistruar, janë të mbrojtur”.
Duke ju refruar rastit si një shqetësim të madh, Ministri u shprehs e:“Përmbarimi nuk mund të konfiskojë apartamentet me kontratë dhe të banuara. Me këtë udhëzim mbrojmë qytetarët që kanë shpenzuar para’ për të blerë një banesë. Qytetarët që kanë porositur banesat, pra de facto i kanë blerë, por për një arsye apo tjetër ende nuk janë regjistruar në ZRPP, gjenden të kërcënuar nga shërbimi përmbarimor për arsye se ndërtuesit të zhytur në borxhe falimentojnë, nuk paguajnë kredi ose kanë probleme me tatimet. Është shqetësim shumë i madh, pavarësisht numrit të rasteve”,- tha Ministri.
Ministri deklaroi edhe se përmbarimi ka ende fuqi të plotë ligjore që të ndjekë ndërtuesit me borxhe, por jo në kurriz të qytetarëve që kanë derdhur djersë për të blerë shtëpitë.
“Mësimi është që cilido që do të blejë një pasuri të paluajtshme, duhet ta bëjë këtë gjë në zyrën e noterit e askund tjetër”, shtoi Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

