Ministri Mazniku me kryebashkiakët e vendit
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ka postuar foto nga takimi me kryebashkiakët e vendit.
“Forumi i Qeverisjes Vendore “Bashkitë dhe Procesi i Integrimit Evropian”
Thellimi i decentralizimit dhe forcimi i qeverisjes vendore në shërbim të komunitetit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve me standarde europiane, janë një prioritet shumë i rëndësishëm për qeverinë Shqiptare.
Projekti “BE për Bashkitë” po mbështet 19 bashki me grante për investime direkte, duke kontribuar jo vetëm në këtë drejtim por edhe në përmirësimin e kushteve sociale e ekonomike të komuniteteve tona”- shkruan Mazniku.

KOHA JONË SONDAZH

