Ministri Mazniku me kryebashkiakun e Chambery: Bashkëpunim për financime europiane

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku këtë të hënë priti në një takim në Tiranë, kryetarin e bashkisë Chambery, ish-ministër për Çështjet Europiane i Francës, Thierry Repentin.

Mazniku tha se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht përmes bashkëpunimit të qyteteve tona në fushat e rinisë, infrastrukturës dhe kulturës.

“Ky bashkëpunim pritet të sjellë më shumë mundësi për financime europiane”, bëri të ditur ministri. Ai theksoi se takimi i shërben përvojave konkrete të zhvillimit duke u kthyer në një motor real për përparimin dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?