Ministri Mazniku në Shkodër me Elisa Spiropalin dhe Benet Becin (foto)

“Me Elisa Spiropali dhe Benet Beci në Shkodrën Zonjë për potencialin e jashtëzakonshëm që po çkyçet çdo ditë, në të gjitha pjesët e kësaj bashkie dhe për të diskutuar mbi mënyrat sesi të mirat e këtij zhvillimi, të ndjehen nga çdo qytetar shkodran.

Mjaft i impresionuar nga muajt e parë të administrimit të ri dhe shpresëplotë me idetë e reja e projektet tanimë gati që shumë shpejt do të sjellin transformimet e shumëpritura dhe do të zgjojnë potencialin e fjetur ekonomik të kësaj zone kaq të bukur e kaq të bekuar nga Zoti me pasuri të rralla natyrore. Do të bashkëpunojmë ngushtë me Bashkinë e Shkodrës për të siguruar zbatimin e shumë punëve të bukura në këtë qytet e që do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e ndjeshme të mirëqenies së të gjithë shkodranëve.

#Shkodra ka nisur tashmë të ecë përpara!”-përfundon ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?