Ministri Mazniku pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku ka postuar status dhe foto nga takimi me ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi:”Me mikun tonë në Shqipëri, Ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi dhe Këshilltarin Burim Susuri në një bisedë shumë interesante për bashkëpunimin në nivel vendor mes dy vendeve.

Bashkë do të ndajmë eksperiencat më të mira të njëri-tjetrit, ku një prej tyre është patjetër bashkëpunimi për përfitimin e fondeve për projektet e Bashkimit Europian.

Folëm gjithashtu edhe për politikën që do të zbatojmë në Shqipëri në lidhje me financimin e pushtetit vendor mbi bazën e performancës si një shtysë për të performuar më mirë dhe për t’i shërbyer më cilësisht qytetarëve tanë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?