Ministri Mazniku: PS është e vetmja forcë politike e hapur dhe mikpritëse për të gjithë

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, krahas punës si Ministër, vazhdon aktivisht edhe me strukturat e PS në Bashkinë e kryeqytetit. Mazniku mbetet një nga figurat e reja në rritje në PS me një shkollim perëndimor.

Ai shkruan në facebook: Shumë suksese anëtarëve të rinj të Partisë Socialiste të cilëve pata rastin t’iu jap kartën e anëtarësisë në njësinë e Kasharit. 

Po ashtu, i uroj suksese të zgjedhurve të rinj dhe atyre që u rikonfirmuan në krye të Organizatave Socialiste në këtë njësi.

Jam i sigurt që energjitë e reja do të sjellin ide të reja dhe fuqi shtesë për t’ia dalë me sukses sfidës së ardhshme elektorale të vitit 2025.

PS është e vetmja forcë politike e hapur dhe mikpritëse për të gjithë dhe e vetmja fuqi zhvilluese për Shqipërinë.

SHKARKO APP