Ministri Mazniku tregon për vendimet e qeverisë për Pushtetin lokal

Ministri Mazniku shpjegoi për publikun vendimet e KM.

Disa vendime të rëndësishme për pushtetin lokal në mbledhjen e qeverisë:

1- Ristrukturimi i Këshillit Konsultativ ku marrin pjesë 11 anëtarë të kabinetit qeveritar dhe 11 përfaqësues të bashkive, për të përmirësuar nevojën se si qeveria komunikon me pushtetin vendor për problemet e bashkive, planet e tyre financiare dhe të investimeve;

2- Krijimi i Këshillit Teknik pranë Këshillit Konsultativ, që do të marrë në shqyrtim nga ana teknike aktet e lidhura me bashkitë që qeveria synon t’i miratojë si ligje;

3- Fillimin në muajin Maj të takimeve periodike virtuale mes kryetarëve të bashkive dhe qeverisë për të diskutuar në mënyrë specifike të gjitha problemet e bashkive.

Më pranë pushtetit vendor për të garantuar shërbim më të mirë dhe cilësor për qytetarët tanë.

SHKARKO APP