Tërmet i fuqishëm në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për tërmetin e sotëm. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që u referohet të dhënave zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 i shkalles rihter dhe me epiqendër në fshatin Bubq.

Në njoftimin zyrtar për mediat, thuhet se lëkundjet e tërmetit të sotmes janë pasgoditje të tërmetit të 26 nëntorit.

Goditja kryesore e orës 21.15 me magnitudë 4.9 i shkalles rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq. Goditja është shoqëruar nga pasgoditje me të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 Nëntorit”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria njofton se, deri në orën 22:15, nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë më shumë në Durrës dhe në Tiranë. Në kryeqytet dhe në Durrës, një pjesë e qytetarëve kanë dalë në rrugë pas tërmetit.

https://arkiva.kohajone.com/radhe-te-medha-makinash-pas-termetit/

VIDEO/Paniku pas tërmetit në Tiranë

VIDEO/Paniku pas tërmetit në Durrës

SHKARKO APP