Ministrja Belinda Balluku inspekton ujësjellësin e ri të Belshit

Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar investimin e kryer për ujësjellësin e ri të Belshit.

“Tashmë do kemi ujëmatës e rinj, që do të vendosen te të gjithë abonentët,  për të mos patur asnjë konfuzion të konsumit të tyre real, tashmë do kontrollohet i plotë. Duke ofruar të gjithë shërbimet me kushtet e duhura, nga ana tjetër, që qytetarët e Bleshit, 33 mijë abonentë të kenë në kohë reale dhe të kuptojnë konsumin ditor dhe mujor që mos të kemi pastaj konflikte se sa duhet paguar. Jo vetëm përmirësimi i cilësisë, por dhe transparencë”, tha ministrja.

SHKARKO APP