Ministrja Denaj: 500 veterinerë çdo ditë janë në terren, garanci për sigurinë ushqimore

Në Ditën Botërore të Veterinarisë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka shprehur mirënjohjen e veçantë për trupën veterinere.

Sipas saj, rreth 500 veterinerë që çdo ditë janë në terren për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

”Ata kapërcejnë me sukses sfidat më të vështira, përfshirë ato të sëmundjeve pandemike dhe ndërkufitare, në mbrojtje të shëndetit të kafshëve në të gjithë vendin”,-shkruan Denaj.

Postimi i plotë

Në Ditën Botërore të Veterinarisë, mirënjohje të veçantë për trupën tonë veterinare, me rreth 500 veterinerë që çdo ditë janë në terren për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore, duke kapërcyer me sukses sfidat më të vështira, përfshirë ato të sëmundjeve pandemike dhe ndërkufitare, në mbrojtje të shëndetit të kafshëve në gjithë vendin.

Një falënderim i veçantë shkon për çdo mjek veterinar të AKVMB-së, për kontributin e mjekëve veterinarë privatë, për 1200 profesionistët e Urdhrit të Veterinerëve, të cilët janë thelbësorë për plotësimin e çdo hallke të zinxhirit të kontrollit në funksion të garantimit të shëndetit publik veterinar.

Respekt për të gjithë ata që kontribuojnë sot me profesionalizëm dhe për ata që ndër vite i kanë dhënë shumë këtij profesioni fisnik. Urime të përzemërta në ditën tuaj!

SHKARKO APP