Ministrja e Arsimit: Rimbursim i çmimit të biletës për nxënësit dhe mësuesit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila tha se kjo VKM do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve dhe punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar.

Për shkak të vlerës së ulët të biletës, tha Kushi, operatorët e shërbimit të transportit hasnin vështirësi në sigurimin e transportit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi i parë i mirë është bonusi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ministres Kushi, ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit.

Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre”, tha ministrja Kushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?