Ministrja e Financave, Ibrahimaj, tregon nga do të gjenden fondet për rritjen e pagave

Mëngjesin e sotëm ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije se është miratuar projektligji për rritjen e pagave për punonjësit e IT, mjekët, infermierët, policët, mësuesit etj.

Ministrja tha se paratë për rritje e pagave parashikohen që të mblidhen nga fondet e rritjes së të ardhurave dhe rialokimet e brendshme.

Sot kemi filluar dhe miratuar disa projektvendime për rritjen e pagave për sektorin shëndetësor, arsimor dhe sigurisë, konkretisht për policinë e burgjeve, gardën dhe zjarrfikësit. Në zbatim të vendimit të marrë më parë, nga 1 prilli do të rriten edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike.

Kjo rritje do të jetë e ndarë në dy faza. Pra rriten pagat e vitit 2023, ndërsa do të ketë rritje edhe në vitin 2024.

Kostoja vjetore, e cila e plotë do të jetë për vitin 2025, e rritjes së pagave  është në nivelin 38 miliardë lekëve.

Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Pra janë kosto të cilat përballohen brenda kuadrit makrofiskal, duke ruajtur të gjithë parametrat e ligjit organik të buxhetit, që do të thotë që ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe deficitin duke garantuar qëndrueshmëri fiskale.

Për vitin 2023 ne kishim parashikuar politikë të rritjes së pagave dhe kishte vlerë 2.4 miliardë lekë që prekte arsimin, shëndetësinë dhe IT. Rritja e pagave vjen edhe si pasojë e krizës inflacioniste, pra janë disa zëra të parashikuara në buxhetin 2023 që akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP