Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë: Largohuni nga Ukraina sa më parë!
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, thotë se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas dhe se rreziku për një përshkallëzim të situatës është i besueshëm.
Ndaj, ministrja e Jashtme shqiptare i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet dhe gjithashtu të mos udhëtohet drejt tij.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme
🔴 Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910;
ose në adresat e emailit:
ambasada@albania.waw.pl; embassy.warsaw@mfa.gov.al
dk@mfa.gov.al
ℹ️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.