FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja e Kulturës: Tradita e shtegtimit të bagëtive futet në UNESCO

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë të ditur sot se Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Margariti shkruan: 

“Transumanca në UNESCO! Një lajm i mirë vjen nga Botswana: Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e @unesco, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore, për të cilën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë. Duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë dukuri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?