Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu: Dhuruesit vullnetar të gjakut janë aset për një komb
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, duke promovuar nismën “Dhuro Gjak, Shpëto Jetë” ka shpërndarë në rrjetet sociale rëndësinë jetike që ka ky akt human.
Dhuruesit vullnetar të gjakut janë aset për një komb, pasi janë me mijëra jetë të shpëtuara prej tyre, që nga të aksidentuarit deri tek pacientët me talasemi të cilët duhet të marrin gjak çdo 2 javë për gjatë gjithë jetës të tyre.
Dhurimi i gjakut çdo 6 muaj, mund të zvogëlojë mundësinë për sëmundje kardiovaskulare deri në 90%.
Fushatës së pandërprerë të MSHMS-së për dhurim vullnetar të gjakut, i janë bashkuar punonjës të institucioneve qendrore, vendore, pedagogë, studentë si dhe përfaqësues të mediave, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Në përfundim ajo i ka shprehur “Mirënjohje nga që u bëtë pjesë e zinxhirit dhurues të gjakut në këtë fushatë ndërgjegjësuese të cilën do ta vijojmë gjatë gjithë vitit.”