Ministrja Elisa Spiropali lavdëron liderin e PD: Lulzim Basha po zhvillon fushatë normale, kjo duhet!

Ministrja Për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se deri tani kreu i PD-së Lulzim Basha, po zhvillon fushatë elektorale normale.

Spiropali theksoi se procesi duhet të vazhdojë deri në datën e zgjedhjeve, kur edhe forcat politike do të përballen në kutinë e votimit.

“Opozita duhet që të kthehet në situatë normale. Lulzim Basha po zhvillon një fushatë që në dukje ngjan krejt normale. Kjo gjë duhet të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve dhe përballja është në kutitë e votimit. Aty janë dy palë, në shesh të mejdanit, e të shihet se kush fiton më shumë vota. Kemi dëgjuar lloj-lloj deklaratash, deri në prerje duarsh për ata që prekin votën, por besoj se janë thënie të ekzagjëruara”, tha Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?