Ministrja Gjosha: Njësi integrimi në 61 Bashkitë e reja

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi sot një komunikim me mediat në lidhje me disa nisma të reja që do të ndërmerren në funksion të avancimit me procesin e integrimit.

 “Brenda kësaj jave do të kemi dhe Këshillin e Stabilizim Asociimit ku do të diskutohet për arritjet që ka pasur Shqipëria gjatë vitit të fundit në kuadër të 5 prioriteteve, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kriterin ekonomik të vendit . Do të shpresojmë pse jo edhe në konkluzione pozitive sa i përket raportit për Shqipërinë për 2016”,tha Ministrja Gjosha.

 Ministrja nënvizoi se Shqipëria  është shpresë plotë për marrjen e një rekomandimi pasi janë   përmbyllur dy nga kushtet më  themelore  për çeljen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Tashmë janë konkluduar  reforma në drejtësi që u kalua me konsensus tejet të gjerë 140 vota dhe ligji i vettingut që i hap rrugë implementimit të reformës dhe gjithë skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ku fillon dhe reforma në drejtësi. Do shpresonim në një vendim pozitiv”, tha Ministrja Gjosha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, përkundër vendimmarrjes së institucioneve të Bashkimit Europian mbi çeljen e negociatave,  Ministrja Gjosha tha se MIE dhe institucionet shqiptare do të vazhdojnë punën.

Në këtë kontekst  Ministria prezantoi dhe katër iniciativa të Ministrisë së Integrimit që do të vihen në zbatim se bashku me të gjithë aktorët kontribuues ne procesin e integrimit.

 Puna që do të vijojmë do të jetë për ngritjen e njësive të integrimit pse jo në 61 Bashkitë e reja. Procesi i integrimit në kaq kohë është mbajtur në nivele qendrore dhe është shumë e rëndësishme që procesi të prekë qytetarët shqiptarë. Shumë shpejt kjo nismë do lançohet me Ministrin Çuçi dhe po punohet ngushtë me Delegacionin europian për të kryer trajnimet e stafeve që do jenë pjesë e këtyre Bashkive. Këto nuk do të jenë të lidhura ngushtë vetëm me procesin e integrimit, por dhe në përthithjen e fondeve europiane”, tha Ministrja Gjosha.

Gjithashtu,  së bashku me Komisionin Europian dhe Ministritë e linjës, Ministria e Integrimit është në përfundim të një dokumenti shumë të rëndësishëm  strategjik i cili  përfshin ngritjen e e gjithë strukturave bazë ku vendi do  të mbështetet për të negociuar për çdo kapitull deri në anëtarësimin e plotë.
Jemi në proces konsultimi, shumë shpejt do bëhet i njohur për mediat, do konsultohemi dhe me shoqërinë civile, do i drejtohemi dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit për të marrë mendimin e tyre dhe më pas për të bërë një dokument zyrtar”,tha Ministrja Gjosha.

Ministrja,  prezantoi dhe dy iniciativa të tjera që janë punuar ngushtë së bashku me Komisionin Europian. “Ministria e Integrimit do të hapë shumë shpejt thirrjen për shoqërinë civile për fondet europiane për të na ndihmuar në procesin e integrimit.

 Të gjitha rekomandimet dhe projektet e tyre që do drejtohen do të analizohen me shumë imtësi për ti bërë ata pjesë të gjithë procesit. Iniciativë tjetër është mundësimi  i trajnimeve të administratës publike në disa nga vendet më të zhvilluara të BE”, tha Ministrja Gjosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?