Ministrja Gjosha: Shqipërisë duhet t’i jepet shansi sa më parë për çeljen e negociatave

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha takon z. Christian Danielsson, Drejtor i Zgjerimit në Komisionin Europian

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim Christian Danielsson, Drejtor i Zgjerimit në Komisionin Europian.

Bashkëbiseduesit, diskutuan lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur pas së cilës i hapet rruga zbatimit të ligjit të vettingut, i cili mbetet kyç për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Gjosha, u shpreh se qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi i integrimit të bëjë hapa përpara, duke nënvizuar se çdo pengesë e deri tanishme ka qenë pengesë edhe për këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne presim që sa më shpejt të kemi rezultatet e para për ligjin e vettingut, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat. Kjo fazë e procesit është shumë e rëndësishme për vendin, ndaj edhe angazhimi ynë mbetet maksimal për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipërisë t’i jepet ky shans sa më parë”,tha Ministrja Gjosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?