Ministrja Koçiu: Hetim deri në fund për mjekët dhe punonjësit e Onkologjikut

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka folur në Kuvend lidhur me skandalin tek Onkologjiku.

“Padiskutim abuzimi i rëndë me detyrën i një grupi farmacistësh, dhe stafi mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, ka vetëm një përgjigje: ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njerin nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre”, ka thënë Koçiu, ndërsa deputetët e opozitës i kanë kërkuar të japë dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?