Ministrja Kumbaro: “Hera e parë është shumë e rëndësishme për të gjithë.

Në takim e sotëm të Ramës me të rinjtë e Gjirokastrës që votojnë për herë të parë, foli edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila pritet të jetë pjesë e listës së PS-së për qarkun Gjirokastër.

Kumbaro ka treguar para të rinjve se 18 qershori është herë e parë edhe për atë.

“Hera e parë është shumë e rëndësishme për të gjithë. Është hera e parë edhe për mua. Dhe e dini pse, hera e parë kur Edi Rama më ftoi katër vjet më parë për t’u bërë pjesë e një skuadre të jashtëzakonshme, që për të parën herë dinte të bënte një revolucion të madh në Shqipëri, atë të rilindjes së Shqipërisë. Për ju votues të herës së parë, dua t’ju them se jam edhe unë si ju. Për të parën herë unë votoj si anëtare e Partisë Socialiste në 18 qershor.”, u tha Kumbaro të rinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?