Ministrja Manastirliu takon homologun turk Koca: Bashkëpunim në fushën e shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është takuar me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, dr. Fahrettin Koca, gjatë vizitës dy ditore që Kryeministri Rama dhe disa ministra po zhvillojnë në Turqi.

“Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një berthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit”, shkruan Manastirliu në postimin e saj duke theksuar që do të çojnë përpara axhendën e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Manastirliu shkruan se u vendosën afate konkrete të bashkëpunimit në sektorin farmaceutik në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik.

“Vendosëm së bashku afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes dy Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik”, shkruan në postimin në FB Manastirliu.

Postimi i ministres Manastirliu:

🇦🇱🤝🇨🇳Një takim i frytshëm në Ankara me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, dr. Fahrettin Koca, për të çuar përpara axhendën e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

🏥 Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një berthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit.

🤝Vendosëm së bashku afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes dy Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik.

 

SHKARKO APP