Miratohet fleta e votimit – Dy socialistët e Bashkisë rivalë në garën për Kavajën
Nënkryetari aktual i bashkisë, Klodian Shehi do të konkurrojë përballë vartësit të tij të pavarur. Astrit Haka punon si financiar në këtë bashki, ndërsa më parë ka punuar në PS
KQZ miratoi pak minuta me pare përmbajtjen e fletëve të votimit për zgjedhjet e pjeshme në Kavajë që pritet të mbahen më 7 maj.
Kandidatët për kryetar të bashkisë së Kavajës janë Astrit Muhamerr Haka, kandidat i pavarur i propozuar nga zgjedhësit dhe Klodian Agron Shehi i PS-së, emri i të cilit do të jetë i dyti në fletën e votimit.
Dy socialistë për Kavajën
E përditshmja “Shekulli” bëri me dije sot se socialistët gjejnë një kandidat për rival për bashkinë e Kavajës. Në zgjedhjet e parakohshme të 7 majit për kreun e bashkisë, përballë kandidatin të PS-së, Klodian Shehi do të garojë Astrit Haka. Për të mos u përballur në një garë me një kandidat, KZAZ-ja e Kavajës mësohet se ka regjistruar një emër tjetër, i cili tashmë do të jetë në fletën e votimit. Pas refuzimit të opozitës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 7 majit, socialistët duke shmangur një betejë pa rivalë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot kandidatët për bashkinë e Kavajës, duke miratuar dhe fletën e votimit. Astrit Muharrem Haka është kandidati që do të kandojë si i pavarur për këtë bashki, si i pavarur, përballë nënkryetarit aktual të Bashkisë së Kavajës, Klodian Agron Shehi.
Në relacionin e KQZ-së theksohet gjithashtu se KZAZ Nr.42 e Kavajës ka refuzuar edhe një emër që të kandidojë si i pavarur. “ KZAZ–ja nr.42 ka bërë regjistrimet e kandidatëve dhe me Vendimin Nr.4 dhe Nr.5, datë 12.04.2017 ka regjistruar si kandidat për Kryetar në Bashkinë Kavajë përkatësisht z. Klodian Agron Shehi, i mbështetur nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë dhe z.Astrit Muharrem Haka,i mbështetur si kandidatë i propozuar nga zgjedhësit. KZAZ-ja nr.42, me vendimin nr.6, datë 14.04.2017 ka vendosur “Për Mos regjistrimin e Kandidatit për Kryetar Bashkie”, z. Maksim Mihal Kona, i mbështetur si kandidatë i propozuar nga zgjedhësit. Kundër vendimit të sipërcituar, brenda afatit nuk është bërë ankim në KQZ. Në përfundim të procesit të regjistrimit të kandidatëve për Kryetar për Bashkinë Kavajë, KQZ-ja në mbështetje të nenit 98, pika 3 dhe 4, duhet të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme të datës 07.05.2017. Në dispozitën e sipërcituar emrat e subjekteve zgjedhore vendosen në fletën e votimit, sipas rendit të përcaktuar në mënyrë të rastësishme nga shorti”, thuhet në relacionin e KQZ-së.
Pikërisht më 14 prill, KZAZ e Kavajës ka marrë vendim për të mos regjistruar kandidatin tjetër të pavarur Maksim Haka kjo për shkak të parregullsive në dokumentacionin e paraqitur, ndërsa ai nuk ka bërë ankimim ndaj këtij vendimi. Përveç mungesës së opozitës në këtë garë mungojnë edhe dy aleatët kryesorë të PS-së, të cilët nuk kanë pranuar që të regjistrohen në këto votime të pjesshme. Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Janë vetëm katër parti që janë regjistruar në këto zgjedhje. Sipas KQZ-së subjekt e regjistruara janë Partia Kristian Demokrate, Partia Socialiste, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, si dhe Partia e Unitetit Kombëtar.
Haka, i pavarur në PS
Kandidati i pavarur, Astrit Haka, figuron në rrjetin social me emrin Astrit Rozana Haka, që është emri i bashkëshortes. Astrit Haka, i datëlindjes 1972, në formularin e dekriminalizimit të regjistruar në KQZ figuron që nuk ka dalë asnjëherë jashtë dhe të mos ketë pasur probleme me drejtësinë. Ndërkohë që në profilin në Facebook, ka shkruar vendet e punës së mëparshme dhe tani. Sipas profilit në Facebook, Haka punon financiar në bashkinë e Kavajës. Ndërsa më parë rezulton se ka punuar në si financiar në Partinë Socialiste, por nuk dihet në se degën lokale të këtij qyteti, apo në selinë qendrore të socialistëve. Kështu për betejën e Kavajës, do të kemi dy nëpunës të bashkinë që do të synojnë që të marri postin e kryetarit të lënë në bosh, nga Elvis Rroshi, i cili u shkarkua për çështje të dekriminalizimit./shekulli
KOHA JONË SONDAZH

