Miratohet statusi i naftëtarit, PD: Mos e përdorni për fushatë elektorale

Ligji për statusin e punonjësve në industrine e naftës dhe të gazit, u miratua me konsesus mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Edhe spe palët u dakortësuan për ligjin, nuk munguan debatet politike, pasi opozita akuzoi qeverinë se ky ligj vjen pak muaj para zgjedhjeve, duke hedhur dyshime se po përdoret për fushatë elektorale.

Mazhoranca dhe opozita në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese miratuan me konsensus ligjin për statusin e punonjësve në industrinë e naftës dhe të gazit.

Debatet

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Komision kishte dy projekte, njëri i propzuar nga deputeti i PDIU-së Omer Mamo dhe tjetri i propozuar nga qeveria, por pas diskutimeve palët implementuan dy nismat ligjore në një të vetme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Omer Mamo: Një element i rëndësishëm i këtij statusi është dhe trajtimi me pagesë në rast të ndërprerjes së punës në këtë sektor me qëllim garantimin e një minimumi jetese dhe mosbraktisjen e tyre.

Ilir Bejtja: Jo privilegje por shpërblime të cilat janë të paguara me djersë dhe mund, dhe në një farë mënyrë kanë qenë nënkuptuar dhe në dëshirën e sipërmarrësve apo thjesht atyre që investojnë, nëse i paguajnë apo jo, i afrohen apo jo.

Demokratët e mbështetën ligjin, por kërkuan që kjo të mos përdoret për fushatë elektorale por të zgjidhë  përfundimisht problemet e punonjësve në industrinë e naftës.

Kozma Dashi: Realiteti që gjunjëzoi të tërë atë zonë të naftës, që nuk ka ndjeshmëri për atë zonë të naftës.

Eduart Shalsi: Më në fund kemi një propozim konkret mbi të cilin po diskutojmë. Ku ishit ju përpara kur flitej medemek statusi i naftëtarit?

Helidon Bushati: Ne duhet të kemi qartësi që ky ligj të ketë rregullimet e duhura në mënyrë që naftëtarët me të vërtetë të përfitojnë atë që u takon.

Statusi i naftëtarit synon që pavarësisht privatizimit dhe partneritetit publik privat në fushën e nxjerrjes së hidrokarbureve, shteti të japë garanci dhe mbrojtje për punonjësit.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?