“Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur”, Rama fshin postimin. Lum komentesh nga qytetarët

Postimi i kryeministrit Edi Rama në facebook për plazhin ku në mesnatë ndodhi tragjedia e madhe me 4 të vrarë, “Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur”, ka nxitur një lum komentesh.

Por duket se postimi i kryeministrit ka qenë i planifikuar më herët, për tu postuar rreth orës 8 të mëngjesit, pasi është lënë disa minuta dhe është hequr tashmë.

Plazhi i Velipojës u përgjak nga një ngjarje e rëndë që u shënua 30 minuta pas mesnatës të së shtunës. Katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua përpara një hoteli për disa shezlonge.

SHKARKO APP