Mirëmëngjesi i Ramës me rrugën Korçë-Ersekë (VIDEO)
Rruga e re Korçë-Ersekë, është postimi përmes së cilës kryeministri Edi Rama, i uron ndjekësve një ditë të mbarë. Rama thekson se ky aks është ndërtuar me standarde europiane. Kreu i qeverisë pohoi se vitin ardhshëm do të fillojë ndërtimi i pjesës tjetër të rrugës.
Postimi i Kryeministrit
MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga 17.6 km e para të përfunduara të rrugës Korçë-Ersekë, me standarde europiane dhe e plotësuar në pjesën urbane të saj me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si edhe duke zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimin në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit, ju uroj një ditë të mbarë. Vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e tërë zonës
KOHA JONË SONDAZH

