Mirëmëngjesi i sotëm i Kryeministrit Rama vjen me një përshëndetje feste nga Ura e Mesit në Shkodër

Nga Albert Vataj

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër përshëndetje feste nga Ura e Mesit në Shkodër, ju uroj një të diel të bukur”, ky është mesazhi që Kryeministri Rama përcjell përmes një postimi në rrjetet sociale. Por kjo nuk është një përshëndetje e zakonshme. Është një videomesazh i mbushur me shpirt festash, ku zërat dhe buzëqeshjet e nxënësve të shkollës “Ismet Çela”, Dragoç, shndërrojnë Urën e Mesit në një skenë të vogël simbolike të atdhedashurisë.

Në këtë manifestim festiv, një ndër ikonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shkodrës vjen sërish në jetë. Ura e Mesit, kjo vepër monumentale shekullore, mbart mbi arkën e saj gurët e historisë, hapat e brezave dhe rrëfime që koha nuk i shuan dot. Mbi këtë urë ku kanë kaluar njerëzit dhe ngjarjet, nxënësit performojnë me krenari, duke sjellë jo vetëm një urim për festat e nëntorit, por edhe një akt të gjallë të vazhdimësisë së trashëgimisë.

Në videomesazh, qëndrimi, veshjet tradicionale dhe simbolikat që ata përcjellin krijojnë një tablo që shkon përtej urimit: është një rikthim tek rrënjët, një falenderim për ata që, mes zjarrit të luftës dhe përpjekjeve të panumërta, i dhanë këtij vendi pavarësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo paraqitje e nxënësve e bën Urën e Mesit të duket edhe më madhështore: një vend ku e shkuara dhe e tashmja takohen, ku brezat e rinj prekin historinë dhe e çojnë përpara, duke na kujtuar se identiteti, trashëgimia dhe respekti për të shkuarën janë urat që na mbajnë të bashkuar në përjetim dhe në krenari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?