“Mirënjohje për vullnetarët e palodhur”, Presidenti Meta në Kishën e Laçit

Presidenti Meta, gjatë vizitës në zonat e prekura nga tërmeti në Fushë-Mamurras dhe Laç është ndaluar në vizitën e tij edhe në Kishën e Shën Mëhillit në Laç, ku ka falenderuar vullnetarët për punën e tyre të palodhur në ndihmë të banorëve

‘Vizitova sot pasdite Kishën e Shën Mëhillit në Laç, ku u takova me banorët e prekur rëndë nga tërmeti, të cilët po e kalojnë emergjencën nën kujdesin jashtëzakonshëm të Kishës dhe vullnetarëve të saj të palodhur, të cilët i falenderova me mirënjohje për solidaritetin dhe shërbimin e pashoq.’-shkruan Meta në rrjetin e tij social.

SHKARKO APP