Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Kontribo për vendin drejt BE-së
Misioni diplomatik i Shqipërisë ka hapur dyert për shqiptarët që duan të bëhen pjesë e këtij misioni, të anëtarësimit të vendit në BE. Kryeministri Edi Rama, bën me dije se ata që do të bëhen pjesë e skuadrës do të kontribuonë në anëtarsimin e vendit në BE. ”Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e Team Albania në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Aplikoni dhe konkurroni”,-shkruan Rama.