“Misioni i kujtesës”, ish e internuara: Drejtësia fillon nga hapja e dosjeve

Kujtesa e dikturës,viktimat dhe pasojat e të cilës vijojnë edhe sot pas 26 vitesh demokraci ishte në fokus të diskutimit të emisionit të mbrëmjes së kësaj të hënë në “Tonight Ilva Tare”.

Paneli i të ftuarve ndanë qëndrimin e tyre lidhur me atë çfarë është bërë nga institucionet shtetërore, duke vënë theksin tek vonesa në haojen e dosjeve, prej nga ku sipas tyre nis edhe bërja drejtësi dhe mbyllja e hesapeve me të shkuarën e errët komuniste.

Jonila Godole Instituti për Demokraci Media dhe për Kulturë:Mos hapja e dosjeve është një proces i vonuar i cili sjell një sërë pasojash.Politika e ditës është ajo që zë lajmet dhe jetën tonë të përditshme, kujtesa nuk është pjesë integrale dhe e përditshme e kësaj gjësë. Pasojat e saj janë dhe sot.Ditët e kujtesës ishte një ballafaqim i joni me mënyrën sesi ne kujtojmë duke vënë përballë mënyrën sesi e kanë zgjidhur këtë problem vëndet të cilat kanë kaluar të njëjtën histori si ne. Kishim ekspertë nga Gjermania, Lituania, Rumania, Çekia, Polonia, deri tek Bosnja dhe Kosova që edhe ato kanë një të kaluar pak më e ndryshme nga ajo e jona.Ishte shumë e rëndësishme për të parë ku jemi ne, çfarë kemi bërë dhe si mund të përmirësohemi. Një ndër synimet kyç të ditëve të kujtesës ishte të mbajmë gjallë kujtesën si mision për brezin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Afrim Krasniqi, Drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike: Gjërat e mira që kanë ndodhur kanë ndodhur për shkak të huajve. Kanë qenë ndërhyrjet e të huajve, projektet e të huajve. Në ato çfarë ka pasur në dorë shtetit shqiptar për ta bërë gjatë këtyre viteve nuk e ka bërë.Nuk e ka bërë në dy asekte, institucional. Ligjet lidhur me lustracionin, dosjet, amnistinë, problemet teknike të integrimit të të përndjekurve politikë janë shumë të vonuara, të fragmentarizuara, të anuluara nga Gjykata Kushtetuese, të marra për fushatë elektorale dhe nuk kanë arritur dot të implementohen në strukturën e tyre. Në aspektin politik ne jemi vendi më i vonuar në procesin e ndarjes me të kaluarën, në aspektin social ne kemi qenë vendi më i vështirë.Ishim shumë të izoluar dhe armikun e kishim brenda. Nuk po them brenda familjes, por fqinji, komshija.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tare: Edhe brenda familjes ndonjë rast.

Krasniqi: Ndonjë rast, por ideja është se nuk ishim pushtuar nga një shtet tjetër.Nuk kishim ushtri ruse siç kishin disa nga vendet komuniste. Armikun e kishim përballë, brenda nesh.Kur erdhi demokracia duhej bashkë me armikun, bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës të ndërtojmë sistemin e ri politik. Kjo u kuptua deri diku si një amnisti ndaj të gjitha gjërave që kishin ndodhur. U keqkuptua madje.Vendimet merren nga elitat dhe elitat janë elitat e vjetra, të periudhës komuniste pavarësisht se u krijuan parti të reja politike.Nuk janë elita për shkak se kanë votuar diktatorin, pasi të gjithë njerëzit e kanë votuar se ishte regjimi, por për shkak se mentaliteti dhe sjellja e tyre, ose detyrimet personale dhe mënyra e bërjes politikë ishte mentaliteti i kaluar. Këta njerëz nuk mund të kapërcenin vetëveten, Shqipëria nuk kishte disidentë, i kishte të vdekur.Nuk kishte një elitë në emigracion që ti gjendej në këtë moment të vështirë dhe nuk arriti dot të integrohej. Shqipëria nuk kishte kapitalistë që të krijonte dhe nuk kishte institucione fetare që të mund të bënin ndarjen shpirtërore. Në mungesë të këtyre katër elementëve që vende të tjera i kanë pasur, Poloni, Hungari, Shqipëria e nisi duke eksperimentuar siç eksperimentoi në të gjitha fushat. Dhe fakti se sot pas 26 vitesh jemi ende tek A-ja për të bërë ligjin e dosjeve apo jo dhe pasi e votuam në parlament ka kaluar një vit e gjysëm dhe nuk kemi arritur ta aplikojmë, imagjinoni sa të vonuar jemi dhe sa pak seriozisht e ka politika këtë. Është e vërtetë që këto ditë pati shumë të rinj, njerëz të interesuar, ka një vëmendje të studiuesve të rinj. Por qarqet tona akademike, Universitetet dhe elitat janë të paafta dhe nuk janë në gjendje, janë pa vizion, pa program, pa strategji, pa mundësi dhe kapacitete për t’iu përgjigjur këtij lloj interesimi dhe cilësisë së përgjigjeve që duhet ti ofrojnë brezit të ri sot.

Gentjana Sula, kandidate për Autoritetin për Informim mbi Dosjet e Sigurimit: Atë që ndjeva unë kur punoja në Ministri dhe kisha në fushën time të veprimit edhe çështjen e të shkuarës, ajo që vija re ishte një skepticizëm shumë i madh i shoqërisë dhe sidomos grupeve që kishin vuajtur në vetë të parë nga përndjekja politike. Ato kishin një skepticizëm shumë të madh sepse për 25 vjet ishin përdorur politikisht, ishin përballur me gjysëm zgjidhje.Problemet e të ashtëquajturës implikim me terrorizmin që kanë pasur pikërisht ato figurat e rezistencës, dëmshpërblimi i munguar, i vonuar.Mos hapja e dosjeve, mosgjetja e të zhdukurve, varret e humbura të diktaturës. Ishte shumë e vështirë ti ulje në tavolinë kur ne filluam të punonim, ti bëjë partnerë, sepse kishin një mosbesim të madh në politikë. Së dyti, shkalla e përndjekjes në Shqipëri krahasuar me vendet me histori të ngjashme ishte e atij niveli e dekapitoi mendimin e lirë me 6000 të vrarë, të zhdukur që ishin inteligjenca, krerët e rezistecës.U desh njëfarë kohe që shoqëria të rimarrë veten, të rimarrin besim. Një dokumentar shumë i bukur që Qëndra për Media dhe Demokraci na tregoi shumë bukur dhe për brezin e ri i lindur dhe rritur në internim, që megjithëse ka mbijetuar dhe sot ka pozicione të mira në shoqëri, prapë e ka shumë të fortë atë gjurmën të egër, të ashpër.Kemi bërë shumë pak për të kuruar plagët individuale të personave, megjithatë vitet e fundit ka pasur një lëvizje për të cilën ndihem dhe mirë për aq sa kam kontribuar.Shqipëria hyri në Rrjetin Europian të Kujtesës së Solidaritetit.

Alma Gjurgji, ish e internuar: Me ardhjen e demokracisë shpresa ishte shumë e madhe se do të kishte një reabilitim të plotë të gjithë njerëzve që kanë vuajtur, përfshirë mua dhe familjen time.Pritëm në mënyrë konstante të kishte një angazhim qoftë shtetëror, të atyre instrumentave që ishin aq të dobët në vitet e para të demokracisë, pritëm një angazhim të një integrimi qoftë edhe me mangësira.Dilnim nga internimi me kushte shumë të vështira, të paarsimuar, pa shtëpi, pa punë.Riktheheshim në vendin e origjinës, siç ishte Tirana në rastin tim, në një situatë dramatike krahasuar me familjet e tjera që vërtet dilnin nga diktatura por mund të kishin një shtëpi, arsim, një punë.Duhej një dorë që ne të na ndihmonte.Nuk e ndjemë këtë ndihmë.Gjithë sistemimi ynë dhe integrimi ka qenë një inisiativë personale e individëve, e familjeve që me mënyra nga më të ndryshmet, duke shfrytëzuar qoftë miqësitë, apo njerëzit që i kishin jashtë shtetit të larguar që para çlirimit, me ndihma financiare në një farë mënyre gjetën njëfarë sistemimi diku me shtëpia me qera, diku me shtëpia shumë të vogla.Një pjesë e konsiderueshme të të internuarve politikë duke mos gjetur asnjë mundësi sistemi apo integrimi në atë jetën tashmë të lirë, morën rrugën e emigrimit.Janë larguar shumë nga bashkëvuajtësit e mi, pjesa më e madhe e tyre janë jashtë Shqipërisë sot. Ndërsa unë besova fort se Shqipëria do të bëhej dhe vendosa të qëndroj në Shqipëri.Ishte një ëndërr e bërë realitet.Mosbërja e drejtësisë që edhe sot është evidente ka bërë që ne të jemi këtu ku jemi. Nuk është bërë drejtësi, nuk janë hapur dosjet, që kemi drejtora njerëz dhe persona që kanë punuar për Sigurimin e Shtetit dhe që sot na flasin për rregullat e demokracisë.Është shume nevojshme të hapen dosjet, sepse këtu do të fillojë drejtësia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?