Misioni i SHBA në OSBE “shuplakë” Ramës/Henze: Ambasadorët u nxituan për t’i uruar fitoren autokratit
Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE-së në Vjenë doli sot me një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Ambasadorja amerikane Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi se PS pati një avantazh të pabarabartë në këto zgjedhje pasi përdori makinerinë shtetërore.
Ndërkohë, sipas saj, blerja e votave ishte një problem i madh. Ajo ngriti edhe shqetësimin për skandalin e të dhënave personale që u përdoren nga qeveria për fushatën politike.
Lidhur me këto qëndrime që në thelb janë një “shuplakë e fortë” për Edi Ramën dhe qeverinë që ai drejton, ka reaguar edhe këshilltari ekonomik pranë grupimit më të madh politik në Gjermani CDU-CSU, Martin Henze.
Përmes rrjeteve ku shpërndan dhe qëndrimin e Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE-së në Vjenë, Henze shprehet se ambasadorët e akredituar në Tiranë janë nxituar për t’i uruar fitoren autokratit Edi Rama.
“Ambasadorë, ju e keni uruar autokratin shumë herët. OSBE njofton, zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira, jo të barabarta. Prandaj, ato nuk janë zgjedhje demokratike, ato janë zgjedhje të pavlefshme. Si pasojë, duhet të ketë zgjedhje të reja dhe procedura penale”, shprehet Martin Henze.
1/1:Ambassador,sue have congratulated the autocrat too early.OSCE announces,Albanian elections were not Free,not equal. Therefore, they are not democratic elections, they are void elections. Consequently,there must be new elections and criminal proceedings https://t.co/yPY0Y0tR3p
— Martin Henze (@GSKStrategy) May 7, 2021