Mitingu madhështor i LSI në Berat, Kryemadhi: Më 25 prill do të marrim mandatin e katër në këtë qark

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në mitingun madhështor këtë të diel në Berat, tha se gjeneza e LSI janë të rinjtë, e pikërisht, persona të dalë nga strukturat e LRI janë sot drejtuesit politikë në qarqe tepër të rëndësishme si Durrës, Korçë e Berat. Po ashtu ajo theksoi se LSI-ja i ka pasur gjithmonë tre mandate deputetësh në Berat, por këtë herë, do të synojë të katërtin.

”Berati është histori, nuk është vetëm histori e trashëgimisë kulturore që ne krenohemi me kalanë, dritaret. Por Berati është një histori historike, e qëndresës dhe e luftës. E tha Arditi pak më parë që i është bashkuar LSI në moshën 17-vjeçare. Veçoria e LSI ishte që në themelimin e saj kishte zgjuarsinë e njerëzve që duan të bëjnë shtetit, por edhe entuziazmin e gjakut të ri. Të dashur miq, ekipi i Beratit, ka jo vetëm fuqinë, por edhe vizionin për ta drejtuar Qarkun e Beratit aty ku ka nevojë. Largimi i të rinjve nga Berati s’do vetëm fjalë, do guxim e vëmendje. Ky ekip që është i qartë në planin e tij, për të rikthyer vlerat në Berat, ta bëjë atë qendër të ekonomisë.

Nuk mund të them gjë tjetër, për Esmeraldën, që është një grua e jashtëzakonshme, e cila lufton çdo ditë, për të mbajtur biznesin dhe dhënë mundësi qindra grave që kontribuojnë. Me Esmeraldën e cila përfaqëson të gjithë industrinë fason që po luftojnë për të mbajtur punëtorët e tyre. Më 25 prill do i krijojmë hapësirë sipërmarrësve. Ajo për të cilin kemi nevojë, është solidariteti, ndjenja e forcës që lidhemi fort. Dua të theksoj se kam kaq gjëra të bukura nga Skrapari dhe Berati që të japin emocione pafund, sepse mbështetja që ju i keni dhënë LSI është e madhe. Unë dua të flas për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, punësimin, të rinjtë e të rejat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të flas për jetën tuaj të përditshme. Por në fakt hallet dhe problemet nuk mbarojnë asnjëherë. Fuqia dhe besimi tek njëri-tjetri na japin kurajon për të ecur përpara. Unë dua të them dy fjalë edhe për Lefter Maliqin, i cili tha tre mandate në Berat. LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa. Lefter jam i bindur që t’i tre mandatet e LSI do e thyesh duke marrë të 4-in, sepse besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse më e rëndësishme është lufta që ne bëjmë për familjet, të rinjtë dhe të rejat. Si mund të them për doktor Benard Nonaj, që është jo vetëm një mjek i mrekullueshëm, por mbi të gjitha është një nga personat që të rinjtë e LRI, ai ka qenë njeriu që kanë ndarë emocionet e tyre më të forta, kur kanë sjellë fëmijët në jetë. Doktor Benard Nonaj nuk është vetëm, por është dhe trashëgimtar i doktor Rrekes, që nuk ndaloi pa punuar për LSI. Edhe deri në momentin e fundit të jetës, punoi për t’i shërbyer shëndetin e popullit të Skraparit”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?