Mjekët shqiptarë në Europë: Maskat të detyrueshme

Rritja e shifrave me Covid-19, ka bërë që Federata e Mjekeve Shqiptarë në Europë, ti bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e nënvlerësojnë rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit.

Ata theksojnë se qytetarët shqiptarë duhet t’u kthehen rekomandimeve të OBSH-së, Insituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale.

Federata thekson se duhet të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacienteve pozitivë me Covid-19 në mënyrë që të izolohen e të shmanget përhapja e mëtejshme, duke përdorur strategji të hartuar mirë dhe duke përfshirë të gjithë aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?